September 19, 2024
Maqedoni

Bekteshi: Qëllimi i frikësimit nuk do t’ju kalojë! Paralajmëron fitore të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme!

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetet sociale ka publikuar mesazhin që ka dërguar në drejtim të SPB-Ohër, një ditë para zgjedhjeve parlamentare, e për të cilin ka marrë kallëzim penal, përcjell TV21. Bekteshi thotë se qëllimi i pushtetit është që të frikësojë opozitën.

Reagimi i plotë i Bekteshit:

Përndjekja politike, qëllimi i frikësimit nuk do t’ju kalojë!

Më 7 maj, në cilësinë e koordinatorit të Frontit Europian në njësinë Zgjedhore 5, nga shtabi i Frontit Europian në Ohër mora informacion se në ditën e heshtjes zgjedhore, kryetari i shtabit dhe anëtarët e shtabit janë kontrolluar nga SPB-Ohër, e cila është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor nga SPB-Ohër.

Duke pasur parasysh që detyra e shefit të sektorit është të sigurojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, më poshtë është mesazhi që unë i dërgova si një person që ka përgjegjësi edhe për procesin zgjedhor.

Por ky nuk është qëllimi i tyre, (gjykoni vetë nga mesazhi) qëllimi i tyre është hakmarrja për debaklin që u dhanë qytetarët më 8 maj!

Si Kreshnik Bekteshi, çdo herë do të kujdesem për qytetarët të cilët janë në tentim të përhershëm të majorizimit dhe frikësimit, siç janë bashkatdhetarët e mi në Ohër, Resnjë, Krushevë, Dollnen etj.

Dhe në këtë, asgjë përveç Zotit nuk mund të më ndaloj.

Zgjedhjet e ardhshme do tu ndodh populli!

(sidomos këtyre bashkëpuntorëve të Sinishës, që vasalitetin e kan shëndërru në tradhëti të kombit të vet)

Ju dua të gjithë juve aktivistë, votues; dhe ata që nuk votuan për opsionin tonë dhe e di që ndjehen të tradhtuar nga vasalët

Unë jam këtu, edhe më i fortë për të mbrojtur objektivin tonë kundër majorizimit dhe shantazhit.