Maqedoni

Bekteshi pranoi dështimin me uljen e çmimeve, t’i pranojë propozimet e ASH-së

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pranoi dështimin e Qeverisë. Ai vetë pohoi se masat e fundit nuk kanë dhënë rezultate dhe nuk kanë arritur të ulin çmimet e produkteve ushqimore.

Me këtë, Qeveria konfirmoi të gjitha paralajmërimet tona, andaj u bëjmë thirrje që t’i pranojnë propozimet e Aleancës për Shqiptarët edhe për uljen e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët si dhe propozimet për bllok tarifat e reja të energjisë.

Sot u dëshmua se çmimin nuk e kanë rritur shitësit me pakicë, por çmimet e larta të karburantëve si dhe taksat e shtetit janë burimi kryesor i shtrenjtimeve. Andaj, mos bëni inate në kuriz të qytetarëve, mos i plaçkitni edhe më shumë. Pranoni propozimet tona dhe jepni dorëheqje nga postet tuaja.

Aleanca për Shqiptarët