Maqedoni

Bekteshi: Për Ramazan, Pashkë e Bajram – nuk do të ketë shtrenjtim të çmimeve

Nesër në seancë të Qeverisë do të “ngrijnë” çmimet e orizit dhe vezëve, konform çmimeve të këtij muaji – ka paralajmëruar Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njofton KlanM.

Gjithashtu u paralajmërua se me vendim të Qeverisë, do të kufizohet eksporti i vezëve me qëllim që të mos ketë mungesë në tregun e brendshëm.

Vendimi, sic njofton KlanM, do të hyjë në fuqi sapo të publikohet në “Gazetën Zyrtare”.

“Nuk do të jetë çmimi i sotëm, por do të jetë një nga çmimet e marsit, por nuk do ta them, që të mos përgatiten tregtarët dhe prodhuesit. Por, kjo nuk do të thotë se nuk kemi besim tek bizneset” – tha Kreshnik Bekteshi.

Ministri Bekteshi u shpreh I prerë. Për Pashkët dhe Fitër-Bajramin nuk do të ketë mungesë dhe rritje të çmimeve të këtyre prodhimeve – tha Bekteshi, I pyetur nëse për shkak të festave të Pashkëve dhe kërkesës për eksport, vendi mund të përballet me mungesë të këtyre prodhimeve.

“Për çmimin e vezëve, jemi më të lirët në rajon, kërkesat janë të shumta. Nuk do të lejojmë rritje të çmimeve për shkak të kërkesave në rritje për Pashkë dhe Ramazan” – tha Kreshnik Bekteshi.

Lidhur me kërkesën për “ngrirjen” e çmimeve të sheqerit dhe të miellit, Ministri Bekteshi bëri të ditur se për këto prodhime, për momentin nuk do të ketë masa.

Vendimi për “ngrirjen” e çmimeve të vezëve dhe orizit, ic njofton KlanM, është i treti që miratohet nga Qeveria. Paraprakisht “ngrirje” të çmimeve u miratuan për bukën, pastat, qumështin dhe bulmetin. Atëherë, konform vendimeve qeveritare, u hoq edhe rryma elektrike e subvencionuar për kompanitë e ushqimit.