Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike edhe për rajonin
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot përgëzoi investitorët “Mej Enerxhi”, “ATS Group” për ndërtimin e parkut solar më të madh në rajon në Novaci të RMV-së, me kapacitet prej 55MW.
Bekteshi tha se së shpejti, vendi do të prodhojë energji edhe për nevojat e rajonit, e jo vetëm të vendit tonë.
“Ne jemi vend dhe anëtar i NATO-s dhe ne në mënyrë të pavarur do të prodhojmë jo vetëm për nevojat e shtetit tonë, por edhe për nevojat e gjithë rajonit.
Ka pasur shumë njerëz skeptik edhe në atë se në vendin tonë nuk mund të zbatohet agjenda e gjelbër, dikush edhe përqeshte kur u promovua agjenda e gjelbër, sot flasim për mbi 50% të energjisë solare nga ajo që është parashikuar të realizohet deri në vitin 2040, këto janë rezultate konkrete dhe do të doja edhe një herë të uroj investuesit”, theksoi Bekteshi.