May 2, 2024
Maqedoni

Bekim Sali takon miliarderin shqiptar nga Amerika, biseduan për investime në Çair

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga radhët e opozitës shqiptare, Bekim Sali, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zhvilluat një takim me pronarin dhe themeluesin e kompanisë “Albanian Minerals”, Sahit Muja, i cili njihet si një biznesmen me përmasa botërore. Në takim është biseduar për mundësitë për të bërë investime në komunën e Çairit dhe në Shkup në përgjithësi.
“Sot, në Çarshinë e Shkupit, e prita pronarin dhe themeluesin e kompanisë “Albanian Minerals”, z. Sahit Muja, një biznesmen i suksesshëm në përmasa botërore, me një biznes të shtrirë në katër anët e globit, i cili ka ardhur në vizitë në Shkup, si dhe për të parë mundësinë që ta ndihmojë ekonomikisht edhe vendin tonë.
Përveç kësaj, ai është edhe një lobist i madh i çështjes shqiptare në SHBA, si dhe veprimtar shumëvjeçar i kauzës sonë kombëtare.
Duke e falënderuar për vizitën, uroj që nesër – duke qenë ne në krye të Komunës së Çairit – z. Muja ta kemi edhe investues në zhvillimin ekonomik të komunës sonë”, ka shkruar Bekim Sali.

Kush është miliarderi Sahit Muja, shqiptari më i pasur në botë?

Sipas radhitjes së mediumeve shqiptare Sahit Muja i prin listës së pesë biznesmenëve më të pasu në Shqipëri. Pas tij vjen Samir Mane, Bashkim Ulaj, Artan Dullaku, kurse e pesta në listë është Vjollca Hoxha, pronare e Top-Channel.

1. Sahit Muja

Sahit Muja- 2 Miliard $

Biznesmen (Kompania Bytyçi e mineraleve, nje rrjet restorantesh, firmë ndërtimi etj.)

Sahit Muja me prejardhje ngafshati Vlad i Tropojes ka mbaruar studimet në fakultetin ekonomik. Më pas ai ka emigruar drejt italisë me synimin për të shkuar në Turqi. Në Turqi është marrë me boks si dhe vazhdonte bizneset e tij në pronat e paluajtshme dhe në restorante.

Ai behet aksioner i aksioneve më të fuqishëme Turke Alpanslar. Më pas shkon si një biznesmen i fuqishem në Amerikë ku atje shtoi pasurinë e tij duke hapur nje firmë ndërtimi. Ndaj zotit Muja është bërë një atentat duke e plagosur me plumb në kokë por që ka arritur të shpëtojë.

2. Samir Mane

Pasuria neto e Mane vlerësohet të jetë rreth 1.5 miljard euro. Sipas Wealth-X, Samir Mane është miliarderi i parë shqiptar.

Samir Mane, Presidenti dhe CEO i Balfin Group, kompania më e madhe private në Shqipëri, është zbuluar si miliarderi i parë i Shqipërisë me një pasuri me vlerë 1.2 miliard dollarë, sipas të dhënave të siguruara nga WealthX, një vlerë neto tepër e lartë globale

Mane, president dhe CEO i Grupit Balfin, i cili prezantoi qendrën e parë tregtare dhe parkun e logjistikës në Evropën Juglindore, është një miliarder i vetbërë .Ai jo vetëm që u largua nga Shqipëria për në Austri në 1991 kur Komunizmi ra, por gjithashtu u strehua në kampin e refugjatëve Traiskirchern për një kohë.

Ai punoi si përkthyes përpara se të punonte për Albatrade në 1993, një kompani tregtare e pajisjeve elektronike që merrej me shitjen e televizioneve dhe video regjistrues përmes një zinxhiri dyqanesh në kryeqytetin shqiptar Tiranë.

3. Bashkim Ulaj

Bashkim Ulaj – 350 milion$

(Biznesmen, Firma ndërtimi, fibra optike)

Bashkim Ulaj është një nga biznesmenët më të fuqishëm shqiptarë i cili dyshohet se zotëron një pasuri disa qindra miljona dollarëshe.

Ai i ka siguruar këto para nëpërmjet biznesit te fibrave optike, firmave të ndërtimit e disa kompanive të tjera prej të cilave ka marre shtysen drejt suksesit.

4. Artan Dullaku

Artan Dullaku – 220 milion$

(Pronari i ETC, Qendra Tregtare Kristal, Distributor i Ford, Range Rover, Firme Ndërtimi, Rrjeti Conad, Tring digital, Vizion Plus etj.)

Artan Dullaku është një tjetër biznesmen mjaft i fuqishem i cili operon në tregun shqiptar. Ai është distributor i shumë firmave të mëdha të huaja sic është Range Rover dhe njihet si pronar i Tring Digital dhe Vizion Plus.

5. Vjollca Hoxha

Vjollca Hoxha : 200 milion $ ,

Biznesmene ,Trashegimtarja e bizneseve dhe pasurise së të madhit të TOP MEDIAS Dritan Hoxha i cili është ndarë nga jeta. Edhe pse Vjollca ka shitur një pjesë të mirë të aksioneve ajo ka trashëguar dhe vazhdon te gjenerojë shuma marramendëse parash nëpermjet Lori caffes, Digitalb, Top channel ,Top Albania Radio etj .