Bekim Sali takohet me rininë e Çairit

Kandidati për komunën e Çairit, Bekim Sali i shoqëruar nga ekipi i tij i këshilltarëve ka takuar disa të rinj rinj në një panel të hapur në parkun e Çairit.

“Sot kisha një kënaqësi dhe mundësi të veçantë. I shoqëruar nga ekipi im i këshilltarëve, u takuam me disa të rinj në një panel të hapur në parkun e Çairit. Është mbresëlënëse kur sheh se çfarë rinie të edukuar e të mençur kemi. Kjo më jep jo vetëm shpresë se do të bëhet më mirë, por edhe bindje se ia vlen të bëhet kjo betejë. Nëse jo për tjetër, së paku për këta të rinj. Ka shpresë në Çair…
Bashkë me këta të rinj do ta bëjmë Çairin e Ri”, ka deklaruar Sali. /SHENJA/