Maqedoni

Bekim Sali: Sofjanova ishte vetëm fillimi, po shqyrtohen dosjet e të gjithë drejtorëve tjerë!

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në emisionin 360 gradë në TV Alsat, tha se ai ka kërkuar shkarkimin e tani më ishte drejtoreshës së Klinikës për fëmijë, Aspazija Sofjanova, por se gjithçka nuk përfundon vetëm me dorëheqjen e saj, dhe se tani, kontrollet po vazhdojnë të për gjithë drejtorët tjerë të klinikave.
“Ne kemi vazhduar me grumbullimin e dosjeve për të gjitha klinikat, dhe sic kemi thënë, do të përhapen në të gjitha institucionet shëndetësore publike, nuk përfundon aty. Por ky ishte inicimi, se diçka në kontinuitet ka ndfohur me pagesat e pagave mujore, duke filluar nga drejtorët, faza e dytë është, edhe për punonjësit shëndetësor, dhë të gjithë të punësuarit në institucionet shëndetësore”, deklaroi ministri Sali.