May 17, 2024
Maqedoni

Bekim Sali sjell lajme të mira: Me ndihmën e Turqisë do ndërtohet Qendër e madhe në Çair

Kandidati për kryetar në komunën e Çairit, Bekim Sali sjellë lajme të mira për banorët e komunës së tij.

Sali është takuar me kryetarin e Komunës së Yskydarit, Hilmi Tyrkmen. Sipas njoftimit, në takim është biseduar për mundësinë e realizimit të Qendrës së Kulturës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe të “vatrave për të moshuarit”.

“Para disa ditësh kisha kënaqësi ta takoj kryetarin e Komunës së Yskydarit, z. Hilmi Tyrkmen. Përveç se një mik i Ballkanit, ai është edhe ndër njerëzit që seriozisht dëshiron të ndihmojë në zhvillimin rajonit tonë. Unë e njoftova me vizionin tim për Çairin e Ri dhe, veçmas, e analizuam bashkë mundësinë e realizimit të Qendrës së Kulturës, Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, si dhe të “vatrave për të moshuarit”. Kam besim dhe bindje se pas 17 tetorit do të kemi lajme edhe më konkrete nga Yskydari për Çairin. Çairi i Ri do të bëhet realitet”, thuhet në njoftimin e Bekim Salit.

Sali sot ka vizituar edhe Lidhjen e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATUSITEB), ku më priti kryetari i këtij i këtij asociacioni, z. Hysref Emin.
“Me turqishten time të Shkupit bashkëbiseduam që, pas 17 tetorit, të punojmë bashkërisht për thellimin e bashkëpunimit institucional mes komunitetit turk që jeton në Çair dhe Komunës së Çairit.
Unë e informova se në program tim për Çairin e Ri, duke e njohur diversitetin etnik dhe religjioz që ekziston, kam paraparë të themelohet një Komision për Ekuilibrin Multietnik në Çair, që do të kujdeset në veçanti për kultivimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha komunitetet në Çair, por edhe do ta ruajë ekuilibrin e mbështetjes që do t’i jepet sektorit civil që punon në kultivimin e kësaj fryme shkupjane.
Turqit në Çair nuk janë vetëm fqinjët tanë. Ata janë vëllezërit tanë.
Çairi i Ri u takon të gjithëve”, tha Sali.