Maqedoni

Bekim Sali para mijëra Çairasve: Nuk vritet vullneti i këtij popullit i cili e do ndryshimin!

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bekim Sali, gjatë fjalimit të tij në konventën promovuese, tha se katër vite më parë ju thye hunda zullumit në Çair, por “me keqardhje që fitorja jonë u bë fitore mes atyre që kanë vjedhur vullnetin e lirë dhe demokratik të banorëve tonë”

“Ata një gjë nuk e kanë kalkuluar sivjet, se vullneti duku u shtypur vetëm rritet dhe nuk zhduket. Sot ekziston disponimi përsëri që kësaj të keq t’ja këndojmë lutjen dhe të themi se: nuk vritet vullneti i popullit për ndryshime”, u shpreh Sali.

Bekim Sali tha se në këtë betejë ata janë ngase nuk ka zgjidhje tjetër.

Ai tha se këtë vit nuk përsëritet më viti 2017.

“Le ta dinë mirë se jemi të gatshëm të vdesim në çdo vendvotime për çdo votë. Ta dini se ne për këtë shenjtërinë, për shenjtërinë e votës, jemi te gatshëm të japim jetën”, tha Sali.

Sa i përket drejtueseve të deri tanishëm në Çair tha se emëruesi i përbashkët është emri: Mashtrim.

“E vetmja gjë që është rritur është pasuria e drejtuesve të saj, gjithçka tjetër e ka emrin mashtrim dhe mashtrimi i fundit ishte në vitin 2017 ku në menjë far kontrate i mashtruan disa qytetarë tanë. Dhe nga ajo kontratë nuk është zbatuar as edhe nj faqe të vetme”, u shpreh Sali.

Sali tha se ardhja e tyre në krye të komunës do të jetë çlirim, duke numëruar edhe projekte të cilat pritet të realizohen gjatë mandatit të tij katër vjeçar. /SHENJA/