Maqedoni

Bekim Sali: Asnjëherë nuk do të lejojë banorët e Çairit të nënçmohen siç ndodhi me murrin e betonit

Kandidati i ASH-AAA për Komunën e Çairit Bekim Sali, gjatë debatit zgjedhor në Alsat M, ia ka numëruar në sy Visar Ganiut premtimet e rrejshme të “Kontratës” të cilat nuk i ka filluar aspak në 4 vitet e mandatit të tij.

“Më vjen keq që duhet të flas për ‘Kontratën’ e Ganiut, por: Spitali në Gazi Babë nuk ka nisur aspak, Qendra Rinore në Seravë as që është folur për të. Ka premtuar 4 çerdhe të reja, njëra është filluar dhe ka mbetur vetëm në shtylla, për 4 vite. Këto janë ato projektet madhore, mos të flas edhe për nja 20 projekte tjera të cilat as nuk janë filluar”, theksoi Bekim Sali.

Visar Ganiu nuk ka replikuar më ndaj kundërkandidatit të tij për këtë temë. Ai u mbrojt me heshtje përballë fakteve që i prezantoi Ganiu.

Nuk do të lejojë nënçmim sikur ajo që është bërë në rrugën Cvetan Dimov me betonin e imponuar me ndarjen e dy korsive. Kështu deklaroi Bekim Sali në emisionin 200 në Alsat i pyetur se çfarë nëse kandidatja e pavarur Danella Arsovska nuk arrin të merr Qytetin e Shkupit.
“Nuk do të lejojë asnjë nëncmim të ndërtimit të rrethrrotullimeve qesharake pastaj përmirësimit pas gjashtë muaj se ekspertët në thonjëza nuk kanë mundur ta projektojnë mirë realizimin e rrethrrotullimeve. Këto janë vetëm disa nga sendet të cilët në asnjë rast nuk do t’i lejojë. Obligimet e Qytetit të Shkupit do të realizohen pa dallim është Shilegov apo Arsovska”, tha Bekim Sali.