May 6, 2024
KosovëShqipëri

Bëhen bashkë FSK dhe ushtria e Shqipërisë: Dy ushtri, një komb! (Foto)

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Fekeni 2023”.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se stërvitja është duke u realizuar në poligonin ushtarak në Biza të Shqipërisë.

“Dy ushtri, një komb!”, ka shkruar Maqedonci në rrjetin social Facebook.

Ai më tej ka thënë se qëllimi i kësaj stërvitje është të testojë kapacitetet e këmbësorisë në kushte dimërore, terreni.

“Dhe kushtet e poligonit në Biza mundësojnë realizimin e objektivave, testimin e aftësive dhe kapaciteteve të fituara të njësive pjesëmarrëse në stërvitje”, ka përfunduar ministri.
https://www.facebook.com/share/p/LmJgsniUGA6xiNh9/?mibextid=I6gGtw