Sport

Befasi, eliminohet Gjokoviçi në Monte Karlo

Tenisti serb Novak Gjokoviç mbylli garat në 1/8 e finales në turneun e Monte Karlos, pasi humbi sfidën me 0-2 në sete ndaj Daniel Evansit. Tenisti britanik regjistroi fitoren më të madhe në karrierën e tij, duke shfrytëzuar të gjitha gabimet e Gjokoviçit, i cili ishte në nivel të pritshmërisë dhe kishte shumë gabime gjatë tërë ndeshjes.

Evans shfrytëzoi tre gabimet e mëdha të tenistit serb, duke mbyllur setin e parë me rezultat 6-4. Ndërkohë fillimi i setit të dytë i takoi tenistit serb, që kishte epërsi 3-0, mirëpo në vazhdim dominoi tensiti britanik duke mbyllur setin e dytë me rezultat 7-5. Kundërshtari i ardhshëm i Daniel Evansit, në çerekfinale, do të jetë David Gofan.