BDI viziton OEMVP-në, Bekteshi e Qyra: Zhvillim më të madh ekonomik
Sigurimi i fuqisë punëtorë, rritja e pagave të punëtorëve, përmirësimin e standardit jetësorë i te gjithëve, rritja e pages mininale, ulja e kontributive për afaristët, ndryshimet sistemore për të mbajtur dhe për ta punësuar rininë në vendlindje dhe ndarja e fondeve në mënyrë proporcionale në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim. Janë disa ndër propozimet më kryesore që përfaqësuesit e Odës Ekonomike Veri Perëndimore ua parashtruan përfaqësueseve të BDI-së. Ministri i finansave Fatmir Besimi, i ekonomisë Kreshnik Bekteshi si dhe kandidati për President Bujar Osmani pas takimit të realizuar me kren e OEMVP-së Mendi Qyra, thanë se një pejës e madhe e propozimeve të tyre do të inkorporohen në plan programin ekonomik të BDI-së.
“Ne si OEMVP një ndër pikat më kryesore i kemi fuqinë punëtore e cila është një porblem shumë i madh në vend dhe rajon. Kemi propozuar disa zgjidhje, shpresojë që partitë politike, sidomos përfaqësuesit e BDI-së do të marrin një pjesë e programit tonë dhe do ta inkorporojnë në agjenden e tyre. Ne do të jemi mirënjohës se cila parti e cila do të merr diçka nga ky program i cili program është punuar me vëmendje për afrë një vjet dhe shpresojë se bashkërisht me qeverinë e ardhshme një pjesë të tyre do të realizojmë.”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP-së.
“Analizuam së bashku plaformën e përgaditur nga OEMVP dhe lirisht mund të themë që një pjesë e konsiderueshme e tyre do ti dërgohen sekretariati për çështje ekonomike dhe finacat në kuadër të partisë që të inkorporohen ato në programin ekonomik partiakt me të cilën do të garojë “Fronti Evropian” i cili udhëhiqet nga BDI-ja.”, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Mickovski viziton OEM-në: Të përforcohet komunikimi me sektorin e biznesit
Edhe kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski me ekipin e tij ekonomik i dëgjoi “hallet” e afarsitëve të Odës Ekonomike të RMV-së. Mickovski me kreun e OEM-së Branko Azeskin diskutan rreth mundësive për të pasur zhvillim dhe rritje më të madhe ekonomike në vend, duke i inkorporuar kërkesat e afaristëve. Azeski kërkon plan program afatëgjatë për parashikueshmërinë ekonomike të afaristëve dhe për ti mbajtur punëtorët në vendlindje.
“Si komunitet i biznesit, ne dëshirojmë të shohim ndryshime në në mënyrën e komunikimit me afaristët e cila duhet vendoset në mënyrë profesionale sepse po bëhet fjalë për para, për një materie specifike, pasi që çdo pritje, ngecje apo mëdyshje të qeverisë, neve na kushton para. Andaj themi se prej ku do ti fillojmë ndryshimet? Të gjithë u dakorduam se duhet filluar nga arsimi, mirëpo rezulatet nga kësaj duhet të priten 10 vite, ndërsa qytetarët tanë nuk kanë kohë për të pritur. Andaj themi se pikë nisja per ne është sa mund të mbledhin dhe të shpenzojmë.”, tha Branko Azeski, kryetar i OEM-së.
“Vlerësoj që në periudhën e kaluar kemi pasur bashkëpunim të mirë. Është normale që politika dhe biznesi të kenë komunikim të rregullt, për arsye se biznesi është ai që e zhvillon dhe çon Maqedoninë para. Ne si parti politike e përgjegjshme, duam të dëgjojmë nga sektori i biznesit, për gjërat që duhet të ndryshojn, cilat janë pengesat me të cilët afaristët ballafaqohen si dhe sfidat të cilat bashkërisht duhet ti zgjidhim, ndërsa ne si parti politike ti ndihmojmë në këtë drejtim.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
Në takimet e dy liderëve politik me përfaqësuesit e dy odave ekonomike u diskutua edhe për ndryshimin e politikave tatimore, ku nuk përjashtohet mundësia për uljen e tatimit të shesh nga 10 në 8 %, tarifa doganore të ulta dhe luftë e vazhdushme me ekonomin gri.