BallinaMaqedoni

BDI: Nuk kemi koment për Grubin, nuk është më pjesë e partisë

Nuk kemi koment për Grubin, ai nuk është më pjesë e partisë. Kështu kanë deklaruar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për TV 24 të pyetur për koment në lidhje me pretendimet e zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, se paraardhësi i tij në këtë pozitë, Artan Grubi nuk është më në Kosovë, por në Shqipëri.

Ditë më parë, Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti ka folur për shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit i ish-zv.kryeministrit të mëparshëm shqiptar Artan Grubi. I pyetur nga Ora News se ku ndodhet, ai tha:

“Mendoj se është detyrë e organeve të rendit, ata do të bëjnë dhe padi ndërkombëtare përmes INTERPOLIT. Sipas informatave, nuk është në Kosovë, por është tek ju në Shqipëri. Por s’është kjo e rëndësishme, por me arratisjen e tij ka dëshmuar fajësinë e tij dhe ndaj ai ka ikur nga vendi”.