BDI: Me shqetësim po përcjellim akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita po i bëjnë Osmanit dhe Xhaferit
Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh po përcjell akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita i bën kandidatit për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit Talat Xhaferit, ndërsa alarmon për skenar rus që synon trazira politike pas 8 majit, thuhet në kumtesën e BDI-së.
“Të koordinuar bashkë me OBRM-PDUKM-në e Mickoskit dhe “LEVICËN” e Apasievit, si dhe në mungesë të Programit zgjedhor, koalicioni VLEN ka përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit, ndërsa nuk po i kursejnë edhe familjarët e zyrtarëve, gjë që po shqetëson edhe qytetarët, por është njoftuar edhe faktori ndërkombëtar në vend.
Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni…I arrestuar pas shpërthimit në Lushnjë, GJKKO urdhëron lirimin e Le…Dalin pamjet se si zyrtari i Fenerbahces goditi me sende të forta n…Elia Zaharia shihet për herë të parë në publik pas konfliktit me Pr…Peci ndërprenë kontratën e qerasë me AAK-në, thotë se u kërcënua ng…
Ftojmë opozitës si shqiptare ashtu edhe atë maqedonase, të zhvillojnë fushatë në pajtim me vlerat europiane dhe demokratike, pasi çdo gjë kundër, do të thotë largim nga Bashkimi Europian dhe afrim me Moskën e Putinit.
Njëherësh, përshëndesim vendimin e OSBE-ODIHR që zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit t’i përcjellin me 24 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, pasi vlerësojmë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare për të ardhmen e vendit”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Sigurojmë opinionin, shtojnë nga atje, se BDI, njëjtë sikurse edhe vitet tjera, do të organizojë zgjedhje të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht, ndërsa tentimet e opozitës për të shkaktuar krizë do të marrin përgjigjen e merituar më 8 maj.