September 28, 2024
Maqedoni

BDI kundër qeverisë me “shqiptarë jolegjitim”

“Mandatari ka për obligim që ta respektojë marrëveshjen themelore ndërmjet popullit maqedonas dhe atij shqiptar, se bashkërisht do të vendosim dhe bashkërisht do ta udhëheqim këtë shtet. Kjo kontratë mund të anulohet. Megjithatë, mendoj se shteti nuk e ka luksin të hapë tema ndëretnike, sepse ato tema kanë një gravitet të tillë që nuk lënë vend për asnjë temë”, paralajmëroi Osmani.

Sipas Osmanit, aktualisht BDI-ja është ende e përqendruar në “vjedhjen e zgjedhjeve” në KSHZ, e cila siç tha, ka ndodhur para syve të opinionit vendor dhe ndërkombëtar. Ai thotë se kundërshtarët nga VLEN apelojnë ku tashmë kanë fituar 2:1, për të bërë kthesë ku të munden. Ai beson se në tentativa të tilla është e përfshirë edhe LSDM-ja, sepse mund të marrin një deputet tjetër në njësinë e pestë zgjedhore./Nistori/