Sali: Ende është herët që të heqim çertifikatat e Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali në një intervistë për “Sitel” tha se është ende herët për të hequr çertifikat e Covid-19.

“Herët është për një vendim të tillë, pasi niveli i imunizimit të popullatës është shumë më i ulët se vendet që i shfuqizojnë këto masa. Me rëndësi është që të vazhdojë vaksinimi. I apeloj qytetarët që të vaksinohen”, tha Sali.

Sali më tej tha se ambientet spitalore në vend për pacientët e sëmurë janë rreth 60 për qind të mbushura.

“Në spitalet ekzistuese mbushja e tyre është nga 55 në 60 për qind për shtretërit, që do të thotë se spitalet kanë ende kapacitet për tu mbushur. Bëhet fjalë për spitalet e përgjithshme në qytete, si Klinika Infektive dhe “8 Shtatori. Megjithatë, ne po marrim masa për gatishmëri javën e ardhshme”, tha Sali. /SHENJA/