Maqedoni

BDI: Jemi fitues absolut në zgjedhjet lokale

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se rrethi i dytë i zgjedhjeve
lokale që u mbajtën të Dielën, më 31 Tetor 2021, kaloi në një atmosferë
të qetë dhe demokratike ku qytetarët shfrytëzuan të drejtën e tyre për
të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal.

Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë cikël zgjedhor doli si fitues
absolut me ç’rast fitoi shumicën e komunave në nivel republikan ku ka
garuar.

Në rrethin e parë BDI doli fituese në tre komuna edhe atë në Likovë, në
Saraj dhe në Pllasnicë derisa në rrethin e dytë shënoi fitore në komunën
e Haraçinës, Çairit, Strugës, Kërçovës, Bogovinës, Tearcës dhe
Dollnenit.

Më 14 Nëntor, Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon garën në komunën
e Dibrës ku pret që të del fituese në rrethin e dytë në këtë komunë,
duke përmbyllur këtë cikël zgjedhor me sukses dhe me udhëheqje të 11
komunave.

Bashkimi Demokratik për Integrim me këtë rast falemnderon të gjithë
qytetarët për besimin e dhënë në këto Zgjedhje lokale duke e nxjerë
kështu si partinë e parë në bllokun politik shqiptar dhe njëkohësisht
uron udhëheqësit e ri të komunave të cilët do të fillojnë me punë e
gjithashtu edhe me zbatimin e Agjendës së blertë e cila ishte Kapitull i
ri për një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe kryetarëve të ri nga
oponentët politik ju uron sukses në punë dhe përmbushje të premtimeve të
dhëna para elektoratit.

Me respekt,
Bashkimi Demokratik për Integrim