MaqedoniOpinion

BDI dikur ishte pasuri kombëtare, sot është mishëruar me kazinot dhe krimin!

Shkruan: Hekuran Jashari

E kam thënë edhe më herët se BDI në historikun e saj paraqet pasuri kombëtare.

Është parti e cila është ngritur mbi gjakun e dëshmorëve dhe luftëtërave të paepur për liri e barazi dhe kështu do të duhej te vazhdonte rrugën drejt emancipimit dhe zhvillimit sa më të madh kombëtar.

Por JO kjo BDI e sodit, që fatkeqësisht është
mishëruar e është bërë një me kazinot, korrupsionin, injorancën, nepotizmin dhe shumë degradime tjera të cilat të gjithë po i shohim por heshtim, disa nga pafuqia për ta ndryshuar e disa për shkak të interesave të ngushta.

Për këtë degradim kemi pergjegjesi të gjithë ne si shoqëri prej së cilës burojn partitë dhe udhëheqësit tanë.

Se gjendja është alarmante në përgjethësi në shoqërin tonë e dëshmojnë edhe të gjitha matjet e opinionit publik që tregojn për dëshprimin e madh kolektiv.

Në këso situatash intelektualët dhe akademikët do te duhej të dilnin me një platformë dhe strategji kombëtare për dalje nga kjo krizë e thellë shumëdimenzionale.