Maqedoni

“BDI dhe LSDM-në janë marë vesh që shqiptarët të mbeten nën 30 për qind!” Politika fillon manipulimin e regjistrimin?

Një ditë pasi ka përfunduar regjistrimi, burime shqiptare në Entin Shtetëror të Statistikave shprehin shqetësimin e ture për lojërat politike me përqindjet e këtij procesi që duhet të jetë statistikot, por që fatkeqësisht në Maqedoninë e Veriut, është më shumë politik.
Ata nuk pranojnë të flasin para kamerave nga frika se mund të humbin vendet e punës, por për Dardania.info kanë folur me kusht që të mbeten anonimë.
Ata shprehen të bindur se është arritur marrëveshje politike që as kësaj radhe të mos dalë në shesh numri real i shqiptarëve, por “të mbetemi nën 30 përqind”.
“Mendoj se marrëveshja mes LSDM-s dhe BDI-s është arritur që shqiptarët të mbesim nën 30, kurse maqedonasit të dalin rreth 60 për qind”, kanë deklaruar njëzëri këta burime.

“Numri real i shqiptarëve është 36 ose 37 për qind, por qartë po shihet se prap do na nxjerrin nën 30 për qind. Askush më mirë se ne nuk mund ti vërej këto manipulime. Apelojmë te ndërkombëtarët sepse vetëm ata mund ta pengojnë ket manipulim të madh që po bëhet”, thotë njëri prej

Ndryshe edhe kryeminsitri Zoran Zaev ka folur për regjistrimin që përfundoi dje.

Duke komentuar të dhënat që u publikuan nga Enti Shtetëror i Statistikave mbrëmë, Zaev tha se të gjithë e dimë se diaspora është shumë më e madhe nga sa është regjistruar.

Megjithatë shtoi se kjo nuk paraqet problem për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

“E gjithë diaspora nuk është regjistruar. E di se diku 200 mijë nga diaspora janë regjistruar, kurse ne të gjithë e dimë se diaspora është e madhe. Të gjithë e dimë se ata janë shtetas tanë dhe në bazë të shtetësisë ata kanë adresat e banimit këtu dhe janë në listat zgjedhore dhe kur ta shihni numrin e përgjithshëm e kuptoni se pse jemi rreth 1 milion e 800 mijë votues kurse 1 milion e 800, sa publikoi Statistika janë qytetarë që jetojnë këtu në shtet”, tha Zaev, transmeton TV21.

Ndërkaq dje, u shpall i përfunduar regjistrimi në vend, ndërkaq për 6 muaj pritet të publikohen rezultatet nga ky proces statistikor që u realizua në Maqedoninë e Veriut pas 20 vjetësh.