May 12, 2024
Maqedoni

BDI-Çair ia shqyen bilbordet Bekimit?! (FOTO)

Në afërsi të klinikës së Bit Pazarit, kandidatit të opozitës shqiptare, Bekim Sali ia kanë shqyer bilbordet.

Edhe pse Visar Ganiu në rrethinë e parë kishte epërsi ndaj Bekim Salit, megjithatë këto veprime tregojnë se BDI është duke u frikësuar se mund të humb Çairin, vlerësojnë analistët.

Kjo madje ka të bëjë me lëvizjet e fundit që kanë ndodhur në skenën politike, mbi gjitha për shkak epërsisë së madhe që ka kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit , Danella Arsovska, karshi Petre Shilegovit.

Siç dihet, në rast fitore të Danellës, disa prej drejtorive kyçe në qytetin e Shkupit, do t’i takojnë opozitës shqiptare, ndërsa me këtë edhe punëtorët në ato ndërmarrje do të jenë të lirë të votojnë sipas bindjeve të tyre dhe jo sikurse deri tani nën presione të shumta nga partia në pushtet./almakos