April 29, 2024
Maqedoni

Bastisje në Ohër, arrestohen dy persona

Gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe lëndë të rrezikshme arrestuan I.D.(45) dhe D.D.(45), të dy nga Ohri.

Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policor të Ohrit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.