Kolumna

Bashkoni kokat që t’i mbroni tokat!

Shkruan: Zejnepe Alili Rexhepi
Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për Reciprocitet është vendim i duhur i një kryeministri dijetar e atdhetar, në mbrojtje të identitetit të shtetit të vet!
Çdo vonesë e mëtejme ishte kohë e humbur kot me Serbinë gjenocidiale, që nuk e ka ndërmend as kthjelljen nga ëndrra se Kosova nuk është më tokë nën pushtet të huaj, por tokë e pavarur me Zot shqiptar, tokë e shenjtë, në të cilën është derdhur gjak shqiptari në çdo cep të saj. E nuk ka shtet në Ballkan e Evropë që më shtrenjtë se kaq e ka paguar lirinë!
Nuk e dimë, nëse Evropa bën “sehir” apo lojën e saj të radhës…, por një gjë duhet ta dimë të gjithë, Shqiptarët nuk kanë kohë për përçarje!
Shpëtimi ynë i vetëm gjithmonë ka qenë veprimi sipas idesë: Një komb, një qëndrim (një Atdhe)!
Pra, nuk ka kohë për përçarje!!!
*Opozita shqiptare e Kosovës, bëhuni mbështetja e fortë e Kryeministrit Kurti, sepse populli e do dhe i beson, e populli nuk gabon lehtë!
*Gazetarë e analistë veproni unanimisht, të paktën njëherë, pa idetë tuaja konspirative e përçarëse që shkojnë vetëm në hulli të shkaut!
*Shqipëria jonë e Madhe (për nga dashuria dhe besimi që kemi në ty), mos u trego zemërvogël!
*Shqiptarë të të gjitha hapësirave, kthejeni vëmendjen Tuaj drejt Kosovës, mos i dëgjoni liderët e shitur që proklamojnë idenë, se ne nuk duhet të përzihemi në punët e vendeve tjera, pasi Kosova nuk është e huaj, ata janë vëllezërit tanë të gjakut e të gjuhës!

P. S. E thotë qartë Spartak Ngjela, nëse Serbia vepron ushtarakisht në Kosovë, mbase aty do ta ketë edhe fundin e vet!
Shqiptarët do të kundërpërgjigjen, por jo më për Jarinjën apo vetëm në mbrojtje kufijsh, por deri në Nish, atje ku na prehen gjyshër e katragjyshër!