May 18, 2024
Kolumna

Bashkimi Evropian kontribuoj në transformimin e suksesshëm nga një kontinent i luftës në një kontinent të paqes!

Bashkimi Evropian paraqet një nga produktet më të mëdha dhe më të suksesshme në përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën (Tocci, 2011). Bashkimi Evropian ka nisur projekte të suksesshme në zgjidhjen e konflikteve, megjithatë ai ende lufton për të qenë një aktor koherent në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Kështu, pavarësisht disfatave dhe dështimeve, me të cilat është përballur Bashkimi Evropian ndër vite, kontributi historik i tij për paqen dhe sigurinë në Evropë është i pamohueshëm. Sipas një studimi të Qendrës së Robert Schuman për studime të avancuara të qeverisjes globale me autor Thomas Renard, trashëgimia e këtij kontributi është mbështetur në disa elemente.
Së pari,në zgjerimin e Bashkimit Evropian ndaj ish republikave sovjetike, kjo politikë është ndoshta kontributi më absolut i BE-së për sigurinë rajonale dhe globale. Së dyti, në zgjerimin e BE-së në mënyrë paqësore dhe vullnetare, duke i bërë të vjetëruara konceptet e kolonializmit dhe pushtimit. Së treti,vendet që janë bashkuar me BE-në janë zhvilluar pozitivisht, ekonomikisht dhe politikisht. Së katërti, në përgjithësi, kontinenti evropian, që pas themelimit të BE është bërë më i begatë dhe i sigurt.
Kontibuti i BE për sjelljen e paqes është vlerësuar edhe nga Komiteti norvegjez për çmimin Nobel, duke vendosur që ti jepte BE në vitin 2012 një çmim të tillë, për kontributin e tij për transformimin e suksesshëm të Evropës nga një kontinent i luftës në një kontinent të paqes.
Pas themelimit të PSMP-së, roli i Bashkimit Evropian si aktor ndërkombëtar në zgjidhjen e konflikteve është rritur ndjeshëm.

Konfliktet Ndërkombëtare
Prof.asoc.dr Nijazi Halili