Lajmet e reja

Barazia e popullit nuk arrihet “kaqajt-kaqajta”

Ejup Berisha

Politika kafsho pak e le anash, kafsho pak e le anash e Ish liderit sa i përket zbatimit të Marrveshjes së Ohrit na solli në këtë gjendje të mjerueshme neve shqiptarëve të M.V-së. Në Pollog do të thonin veprimi kaçajta kaçajta në politikë i çaushit na ktheu më keq se para konfliktit te vitit 2001. Ndërsa ne si popull të etur për barazi ishim të interesuar që ta shohim veten sa më shpejtë të barabartë me popujt e tjere që jetojnë këtu në shtetin tonë. Çasja e Ish liderit o ishte e gabuar o ishte e qëllimshme në lidhje me realizimin e kërkesave jetike të shqiptarëve siç ishte edhe ajo për arritjen e barazisë. Apo pushteti që përmban një lloj opiumi atij ia bllokoi tërësisht trurin dhe ky nuk bëri asgjë të madhe për ne gjate 22 viteve angazhim këtu në skenën tonë politike qëndrore. Në fakt veprimi kaqajta kaqajta do të ishte i mirë, i përshtatshëm dhe i qëlluar sikur lideri të ishte i pari i shpezëve por në raport me njerëzit duhet krejtësishtë çasje tjetër. Me atë çasjen kaqajta kaqajta të Ish liderit barazia e shqiptarëve nuk ka mundur të vjen shpejtë por e njëjta ndoshta do të vinte në vitin 2324. Tentimi për ta arritur barazinë nuk mund të identifikohet me ligjet e tregut të pemëve dhe perimeve. Liderët politik sa i përket arritjes së saj nuk mund të thonë kështu “Unë për këto katër vite mandat politik dua që popullit tim ti siguroj 2 gram barazi. Lëvizjet për këtë qështje janë më ndryshe e më specifike se të gjitha lëvizjet e tjera që u përkasin njerëzve. Barazia o arrihet tërësisht o nuk arrihet fare. Me çasjen e tillë të Ish liderit i cili deri para disa muajve i udhëhiqte proceset e rëndësishme politike te ne barazia jonë nuk ka lëvizur as një gjysëm milimetëri prej pragut. Tjetër është të thuash që e ke arritur barazinë e krejt tjetër është arritja reale e saj. Si duket Ish lideri ka pasur problem me dioptrinë apo me të shikuarit e realitetit objektiv politik. E dioptria politike përher kërkon mprehtësi më të madhe. Në jetën e përditshme ka shumë karaktere njerëzish.Psh disa punojnë shumë pak dhe të njëjtëve u duket që kanë bërë shumë apo ndonjëher edhe tepër. Ish lideri u mundua që popullin ta bën të barabartë në pak sfera dhe të njëjtit po i duket se i ka siguar barazi të plot të popullit shqiptar në këtë shtet. Atij me dashamirësinë dhe me sinçeritetin më të madh duhet thënë realitetin e domosdoshëm dhe objektiv se ky ka bërë shumë pak për arritjen e barazisë së plot të shqiptarëve në RMV. Është realitet se ata që flasin shumë jo vetëm në politikë por edhe për të gjitha gjërat tjera me njëqind përqind siguri e themë se asnjëher nuk bëjnë shumë. Kjo gjë vlenë edhe për ish liderin e shqiptarëve të RMV-së i cili shumë i egzaltuar përher foli shumë dhe bëri shumë pak për ne.