Maqedoni

Banorët e Maqedonisë konsumojnë më së shumti ëmbëlsira në rajon, Shqipëria dhe Bosnja më së paku

Qytetarët e Maqedonisë janë në vend të parë në rajon për konsumimin e ëmbëlsirave dhe janë pozicionuar lart edhe në listën evropiane, tregon analiza e konsumit të sheqerit sipas vendeve në Evropë e publikuar nga uebfaqja “Landgeist” bazuar në të dhënat e Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB-së.

Sipas kësaj liste, qytetarët Maqedonasit konsumojnë 36,7 kilogramë sheqer në vit, kroatët janë të dytët me 33,8 para grekëve me 31,6, pasuar nga bullgarët me 27,5, serbët me 22,4 dhe malazezët me 21,2 kilogramë, transmeton Lideri.mk.

Më së paku ëmbëlsira konsumojnë sllovenët 19.4, banorët e Shqipërisë 18.6 dhe banorët e Bosnjës dhe Hercegovinës me 18.3 kilogramë.

Në Evropë, nga ana tjetër, belgët (48.3) dhe polakët (45.7 kg) konsumojnë më së shumti ëmbëlsira. Nga ana tjetër, më pak konsumohet në Luksemburg (10.8 kilogramë)./Lideri.mk