Banoj karshi spitalit në Tetovë, vrapova menjëherë, nga brenda vinin britmat e viktimave…
Shkruan: Florian Nesimi
Nga traumat, mbrëmë nuk munda të shkruaj asgjë. Banoj menjëherë karshi spitalit, fillimisht mendova se ishte djegur ndonjë veturë. Vrapova menjëherë në vendngjarje, zjarrfikësit ende nuk kishin arritur, ndërsa zjarri e kishte kapluar krejt spitalin modular. Nga brenda dëgjoheshin zërat e viktimave, ndërsa jashtë dëgjoheshin zërat e familjarëve të tyre duke u lutur.
Mundësitë për të ndihmuar ishin tepër të vogla, por me ardhjen e zjarrfikësve disa persona u nxorrën jashtë. Lutemi që të kenë shpëtuar.
Ka më shumë se tre javë që rruga e spitalit është pa ndriçim. Terr gjithandej rreth spitalit, por askujt nuk i intereson.
Tetova është qytet pa të zot. Nuk ka kush të kujdeset për këtë qytet.