Shqipëri

Bamir Topi sjell lajmin e madh për anëtarët e PD-së: Berisha po kthehet në kreun e partisë!

Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ se Sali Berisha kthehet në krye të PD-së, duke shtuar se është tipik rasti klasik i kthimit për shkak të instiktit të mbijetesës.

“S’ka nevojë për transkriptim, është e qartë situata. Berisha është kthyer për të marrë PD, padiskutim. S’më pëlqen të interpretojë se çfarë ka zoti Berisha në subkoshiencë. Ai ka bërë të ditura arsyet se pse ka dalë në skenë. Ne e dimë arsyen. Ne e dimë se bota biologjike funksionin mbi bazën e instiktive. Edhe në fushën politike, atje ku cenohet ekzistenca e llojit në politikë, futet edhe instinkti. Në këtë rast kemi rastin klasik të kthimit për shkak të instinktit të mbijetesës. Gjatë rrugës, ai nuk u kthye që të marrë drejtimin e PD, por u kthye në një pozicion mbrojtës. Madje në fillim ishte i ndrojtur. Takimet e tij ishin të kufizuara, të zgjedhura. Shkoi atje ku kishte garanci te njerëzit. Ai fiton kurajo. Ndoshta kjo mund të jetë dhe lëvizje taktike e tij, ndaj s’dua që të futem në subkoshiencën e tij. Atij i duhet fitorja minimum, largimi i Bashës, që e damkosi me largimin nga PD. Nuk besoj se ai ka projektuar veten e vetë.”, tha Topi.

Ndërkohë, analisti Artur Zheji tha se padyshim që doktori e ka ndarë mendjen që të jetë në krye të PD-së.

“Dua ta shoh në një kënd tjetër këtë diskutim. Hëna ka dy anë, medalja po ashtu. E vërteta është komplekse ndonjëherë. Berisha merr pushtetin në dorë dhe konsiderohet i pushtetshëm para ndërkombëtarëve. Unë mendoj se ai do të vijë si kryetar i PD. Ai nuk mendoj se po mendon për pasardhës. Ka shumë kryetarë të PD në hije. Por doktori e ka ndarë mendjen, që do jetë 100% kryetar. Ai ka qenë koherent. Në planin personal, ai ka bërë një sforco personale. Ai është ginesi i një politikani që rikthehet në një moshë të respektueshme. Berisha ndihet ai që është. i aftë për t’u rikthyer dhe për të mundur më të rinjtë. Një nga arsyet që shumë njerëz e kanë votuar, është dhe kjo e pabesueshmja që ai e ka bërë të besueshme dhe reale. Mendoj se doktori do të kthehet në krye të PD.”, tha ai.