Shqipëri

Skandal: Deputeti i PS uron Pavarësinë me FOTO-n e Enver Hoxhës. Mesazhet e tij

Jo vetëm që kanë nostalgji për diktaturën, por tani kanë vendosur ta shprehin edhe hapur.

Pas 8 vitesh në pushtet, deputetët e PS-së nuk e fshehin më adhurimin për Enver Hoxhën.

Një prej tyre, deputeti social i Lushnjes, Bujar Çela ka vendosur sot që të urojë kolegët e tij të Komisionit të Sigurisë me një fotografi të flamurit kuq e zi shoqëruar me Enver Hoxhën.

Mesazhi i mëpasshëm tregon që ai jo vetëm që nuk është penduar për atë postim, por e ka vazhduar edhe më tej.

‘Rrituni për Shqipërinë që duam!’, shkruan Çela në mesazhin e tij, slogan ky i Edi Ramës dhe i socialistëve të tij.

E pas mesazheve të tjera të kolegëve të tij demokratë, Çela u jep edhe këshilla atyre.

‘Bëhu njeri e jeto kohën!’, shkruan më tej deputeti socialist Bujar Çela.

Fotot janë publikuar nga deputeti demokrat, Luan Baçi.