Kolumna

Ballkani po rikthehet në tryezën gjeopolitike të fuqive te mëdha

Shkruan:Nefail Emini

Duket se rëndësia e gjeopolitikës së Ballkanit si një urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, nuk po zbehet aspak me kalimin e viteve, edhe pse gjatë historisë ka pasur ulje dhe ngritje, por një gjë ka mbetur e pa ndryshuar, rivalitetet dhe konfliktet për të kontrolluar apo edhe ndikuar zhvillimet në këtë cep të Evropës.

Ballakni është rruga nëpër të cilën Aleksandiri i Madh marrshoi drejt Lindjes, dhe në po të njejtën rrugë Osmanët marrshuan drejt Perëndimit, pra impakti që ka pasur kjo hapësirë gjatë histrorisë njerëzore ka qenë i madh. Duke qenë se kjo zonë lidh tre kontinente, pra Evropën, Azinë dhe Afrikën, gjatë gjithë kohës ka qenë sferë me rëndësi në strategjitë dhe doktrinat e fuqive rajonale apo edhe globale të cilët kanë ndikuar në krijimin e hartës politike të Ballkanit që njohim sot.

Historia moderne e Ballkanit

Shekulli XIX filloi me ndryshime të fuqishme në mbarë Evropën, ku revolucioni industrial dhe lindja e nacionalizmit ishin dy nga fuqitë më kryesore që do të ndikonin në ndryshime demografike dhe gjeografike që do të përfshinin gjithë botën, që nënkupton edhe Gadishullin Ballkanik, që në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Që nga fillimi i Krizës Lindore, territoret e Gadishullit Ballkanik që ishin nën sundimin Osman, ishin bërë interes i fuqishëm gjeopolitik për fuqitë e mëdha të asaj kohe si Britania e Madhe, Franca, Rusia, Austro-Hungaria, Italia dhe Gjermania. Revolta serbe e vitit 1804, Revolucioni grek i vitit 1821, ishin fillesa të një nacionalizmi që do të krijonin shtetet e para kombëtare në Gadishull, të cilët ishin diçka e re për popujt dhe rajonin, por që do të shëndrroheshin në instrumente që do ta fusnin vazhdimisht këtë hapësir në luftra të përgjakshme dhe shkatërrimtare.

Pavarsia e Greqisë u arrit pas një lufte dhe presioni nga Britania e Madhe, Franca dhe Rusia kundrejt Peradorisë Osmane, e cila kulmoi me traktatin e Londrës së vitit 1830, kjo erdhi pasi tre fuqitë kishin interesa të fuqishme gjeopolitike në këtë hapësirë, dhe kjo ishte hapi i parë drejt shkatërrimit të sundimit të Stambollit. Ndërsa me këmbënguljen e Rusisë, Serbia fitoi autonomi në po të njejtin vit. Në vitin 1875 në Hercegovinë do të fillojë një revoltë kundër autoriteteve Osmane, e cila shumë shpejt do të shëndrrohet në një luftë mes dy perandorive Osmanëve dhe Rusisë, ku kjo e fundit do të triumfonte. Në marrëveshjen e Shën Stefanit, Rusia arriti ti maksimizojë përfitimet gjeopolitike që ajo synonte, ku u krijua Serbia e pavarur, Mali i Zi, Rumania dhe Bullgaria e Madhe e cila shtrihej nga Deti i Zi deri në Detin Adriatik. Kjo shtrirje kaq e madhe e Bullgarisë dhe krijimin e shteve tjera të pavarura, rrezikoi ndjeshëm interesat gjeopolitike të fuqive të mëdha, dhe në të njejtën kohë i dha fitore të madhe gjeopolitike Rusisë. Fuqitë Evropiane nuk u pajtuan dhe thirrën një kongres që do të bënte rindarjen e Ballkanit. Kongresi i Berlinit do të zhbënte në një masë të madhe atë që kishte krijuar Rusia përmes Shën Stefanit, pra interesat gjeopolitike të fuqive të mëdha po krijonin hartën e Ballkanit. U krijua një Bullgari e pavarur, por më e vogël në krahasim me atë të Shën Stefanit, Serbia, Mali i Zi dhe Rumania morrën pavarsinë, kurse çështja shqiptare mbeti gjeopolitikisht e pazgjidhur. Duke qenë se Perandoria Osmane po shkonte drejt shkatërrimit, popujt e Ballkanit të ndikuar edhe nga fuqitë e mëdha, fillaun përgatitjet për ta larguar sundimin perandorak përgjithmonë nga Ballkani. Lufta e I Ballkanike filloi në vitin 1912, e cila deklaroi se si qëllim kishte mposhtjen e Osmaneve, por në fakt synimi i tyre ishte marrja dhe ndarja e tokave shqiptare.

Me Kongresin e Londrës së vitit 1913, do të riformosohej përsëri harta e Ballkanit, ku shtete të Ballkanit do të ndanin tokat mes vete, ndërsa me insistim të Austro-Hungarisë dhe Italis, u krijua një Shqipëri e cunguar. Lufta e I Ballkanike shkaktoi tronditje të fuqishme gjeopolitike në rajon, ku fuqit e mëdha të ndarë në Antanta dhe Boshti Qëndror, mbështetën shtetet aletate të tyre. Lufta e II Ballkanike ishte më shumë një përplasje mes fuqive të mëdha në Ballakan, pasi secila aleanc dëshironte të maksimalizonte përfitimet gjeopolitike. Në marrveshejen e Parisit që erdhi pas Luftës së Parë Botërore, ku fituesit Britania e Madhe, Franca, SHBA dhe Japonia , ku dy të parat përcaktuan edhe hartën gjeopolitike të Ballkanit, pasi u sanksionua Shqipëria e Pavarur, u krijua Mbretëria Serbe Kroate dhe Sllovene dhe u zgjerua territorialisht, Greqia u zgjerua, gjithashtu edhe Rumania.

Pas Luftës së Dytë Botërore Ballkani mbeti pothuajse i pa ndryshuar në aspektin e territoreve dhe kufijve. Shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftrat e përgjakshme të inicuara nga Serbia, do ta vendosnin Ballkanin në tryezën gjeopolitike të fuqive të mëdha. Marrveshja e Dejtonit që u arrit direkt me përfshirjen e SHBA-së i dha fund luftës së përgjakshme në Bosnje dhe Hercegovinë. Dështimi i marrveshjes së Rambujesë në vitin 1999, që u sponzorizua nga fuqit e mëdha me theks të veçantë nga SHBA-të për ta ndalur gjenocidin serb në Kosovë, çoi në ndërhyrjen e NATO-s duke larguar forcat serbe nga Kosova. Kjo mbështetje nga SHBA, çoi në pavarsimin e Kosovës. Lufta e vitit 2001 në Maqedoni, që ishte një kryengritje e shqiptarëve etnik për diskriminimin që u bëhej nga pushteti i asaj kohe, çoi në një konflikt që mund ta rindizte përsëri Ballkanin. Ndërhyrja e fuqive të mëdha çoi deri të marrëveshja e Ohrit që i dha fund kësaj lufte.

Ballkani përsëri në agjendën e fuqive të mëdha

Fillimi i mileniumit të ri, dhe shpërthimi i koflikteve dhe luftrave në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë, sikur e la Ballkanin nën hije dhe nuk ishte prioritet u fuqive të mëdha, pasi kishin çështje tjera për të zgjidhur. Këtu ndikoi edhe ajo që kancelaritë në Evropë dhe SHBA, të mendonin se marrëveshjet e arritura do ta ruanin paqen në këtë pjesë të botës. Duket se marrëveshjet e paqes ishin shumë delikate për të qenë të qëndrueshme dhe çdo dobësim i përqendrimit nga fuqitë e mëdha rrezikon që ta kthejë atë në vatër të re krize. Duke qenë se Ballkani ka një rëndësi të madhe gjeopolitike, dhe aftësia e saj për të destabilizuar kontinentin është poashtu e madhe.

Krizat e vazhdueshme gjeopolitike në botë, pashmangshmërisht po pasqyrohen dhe po ndikojnë edhe në Ballkan, ku përfshirja e forcave jo-Evropiane ka bërë që fuqitë e mëdha të rikthejnë vëmendjen prap në rajon. Kjo po shihet shumë qartë, pasi SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania,Turqia kanë caktuar të dërguar të posaçëm për Ballkanin. Bashkimi Evropian ka caktuar të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Rusia dhe Kina nuk kanë mbetur mbrapa, pasi ato kanë intensifikuar raportet me Beogradin. Kjo tregon se të gjithë fuqitë e mëdha janë të angazhuara drejpërsëdrejti dhe po ndikojnë zhvillimet në Ballkan. Sulmi terrorist në Banjskë i sponzorizuar nga Serbia, si dhe kërcënimet nga Dodik për shkëputjen e Republika Serpskas nga Bosnja tregojnë për paqëndrueshmërinë gjeopolitike të Ballkanit. Vizita e Sekretarit të SHBA-ve në Shqipëri ishte një mesazh për fuqitë destruktive që synojnë të shkaktojnë konflikt në rajon dhe të tregoj se vëmendja e Uashingtonit për rajonin nuk është zbehur.

Vizita e Sekretarit të Britanisë së Madhe në Kosovë ishte një sinjal mbështetje për Prishtinën dhe në të njejtën kohë një mesazh për Beogradin që të përmbahet nga çdo lloj agresioni. Vizita e Ministrit të Jashtëm të Turqisë në Tiranë, ishte poashtu një sinjal mbështetje që Ankaraja po jep në drejtim të Shqipërisë. Shitja e raketave Jevelin nga SHBA për Kosovën, marrëveshja ushtarake Kosovë-Turqi, marrëveshja ushtarake Shqipëri-Turqi, shtimi i trupave britanik, gjerman, amerikan në Kosovë, janë tregues i angazhimit të fuqishëm të tyre në rajon. Serbia nuk ka mbetur prapa, pasi ajo po zhvillon marrëdhënit ushtarake me Rusinë, Kinën dhe Iranin. A po përplasen përsëri fuqit e mëdha në Ballkan? A do të ndërhyjnë fuqitë e mëdha për ta ndalur një luftë të mundshme në Ballkan, apo do të ndërhyjnë vetëm kur të caktohen kushtet për dhënien fund të konfliktit, kjo mbetete të shihet.