Kolumna

‘Ballkani i hapur’, nismë e dështuar që nga përpara?!

Shqiprim Pula

Vendi ynë po kalon nëpër njërën ndër fazat më kritike të zhvillimit të vet, ç’është e vërteta, edhe më parë, por tani specifikisht me idenë e ‘ballkani i hapur’ duke patur mbështetës dhe kundërshtarë mbi trended pozitive e negative mbi këtë iniciativë. Eshtë mirë të jemi për ndryshime. Por, ndryshimet duhen paraprakisht analizuar e propozuar mbi shumë ç’ështje, e sikundër edhe motivet e angazhimet për to. Prandaj, konsideroj, se realiteti e e ardhmja historike e shoqërisë jo vetëm se nuk e kërkon, por as nuk e lejon të tashmen të braktis përcaktimin e të ardhmes pro-perëndimore.

Republika jonë, duhet t’i përgjigjet shumë temave e iniciativave që shtrohen në kohëra të ndryshme të zhvillimit, por krahas vlerave që duhen ruajtur të sistemit kushtetues. Ideja, iniciativa mbi ‘ballkani i hapur’ do duhej, domosdoshmerisht të merr referencë praktika si kriter substancial si zgjidhje për rajonin e rrjedhimisht për shtetet nënshkruese të kësaj iniciative. Po a janë të barabartë në aspektin ekonomik shtetet nënshkruese të kësaj iniciative? JO, sepse ekonomitë e shteteve nënshkruese as për së afërmi nuk janë të barabarta sepse exportet në 2020 të 6 vendeve të Ballkanit; Shqipëria 2.23 miliardë, Bosnia 5.36 miliardë, Kosova 0.47 miliardë, Mali i Zi 0.34 miliardë, Maqedonia e Veriut 5.58 miliardë dhe Serbia 17.05 miliardë, në përllogaritje del të jetë 5 shtetet së bashku t’i kenë 13.98 miliardë ndërkaq Serbia e vetme 17.05 miliardë. Atëherë, të bashkohesh reth një ideje apo të përbashkohesh reth një nisme, siç e menduar, e para dhe para-së-gjithash, duhet të jesh i barabartë sepse vetëm të barabartit mund bashkarisht të kenë të ardhme.

Natyrisht, e ardhmja, mund të jetë gjithqysh por ide apo iniciativa si ‘ballkani i hapur’ nuk duhet vënë në pikëpyetje parimet e barabarësisë. Poashtu, katër parimet substanciale mbi të cilat është ngritur Unioni Europian, nuk gjejnë prekje reale e të sinqertë me shtete hegjemoniste, si Serbia, andaj politikat e fqinjësisë së mirë, dhe jetësimi i katër parimeve të UE-së si kategori juridike bëhen të realizuara plotësishtë dhe barabarsisht vetëm atëherë kur të gjykohet e kaluara dhe kërkohet kërkim-falja, e deri atëherë, cdo ide apo iniciativë, sado bukur e prezentuar, do jetë gjysmake dhe sipërfaqësore nëse do ketë trysni nga qarqe të caktuara mbi qeveritë e vendeve tona. Në kuptim kushtetues e politik, aktualisht nuk mund të ketë veprim-e të duhura juridike mbi iniciativen e tillë, po vetëm veprim-e të porositura dhe të përshtatura nga politika.

Kosova kujdesshem duhet analizuar këtë iniciativë dhe sigurisht duhet të veproj me sens të përgjegjësisë institucionale-shtetëore lidhur me gjendjen në vend dhe rajon, e pse jo të ofroj edhe ndonjë platformë si zgjidhje e opsione të shqyrtimit paralel për të shmangur ‘deja vu’ rajonale.

Deshën apo nuk deshën protagonistët dhe porositësit e kësaj nisme, pa një kuvendim me Kosovën përkatësisht qeverinë e vet, është e gjykuar të dështoj.

Respekt

Shqiprim Pula
Njohës i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare