Maqedoni

Balje: Vajzat myslimane nuk dinë të jetojnë pa shami, është mënyrë jetese

Duda Balje, deputete e kuvendit të Kosovës e cilësoi të padrejtë urdhrin administrativ që nuk lejon vajzat të mbajnë shami në shkollë.

Balja tha se për vajzat myslimane shamia është një mënyrë jetese, është diçka e natyrshme nga e cila nuk duhet të privohen.

“Feja në islam nuk bëhet me dhunë dhe presion, për ta është diçka normale. Ata nuk dinë të jetojnë pa shami, në fund të ditës ne kemi një fëmije që në shtëpi jeton me shami dhe ne i themi nëse do të edukohesh, duhet të heqësh shaminë”, tha Balje për Euronews Albania.

Bashkësia Islame e Kosovës, institucione të saj dhe besimtarë myslimanë kanë kërkuar shfuqizimin e urdhrit administrativ që i mohon të drejtën e shkollimit nxënësve që mbajnë shami.