Lajmet e reja

“Balancuesi”, VLEN reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese

VLEN reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ngrirjes së të ashtuquajturit balancues. VLEN e cilëson këtë si një vendim të frymëzuar nga nevoja e siç thonë ata, strukturave kriminale të pushtetit të kaluar për të krijuar probleme ndëretnike dhe për të destabilizuar marrëdhëniet e brendshme në shtet. Nga VLEN nënvizojnë se vendimi I gjykatës nuk do të ndryshojë asgjë për të drejtat e shqiptarëve, por tregon qëllimet e këqija të atyre që I zgjodhën këta gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. VLEN po përgatit zgjidhje ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Kjo situatë që është krijuar tani do të zëvendësohet me një formë shumë më të sigurt, që është një fuqi ligjore, sepse ligji është realisht mbi një mekanizëm të tillë, dhe me anë të një ligji, që ne si qeveri e kemi në përgatitje e sipër, mendoj se do t’I rregullojmë më saktësisht, më mënyrë më precize, çështjen e përfaqësimit të të gjithë bashkësive etnike në vendin tonë…
Keni mbështetjen edhe të partnerit të koalicionit VMRO-së dhe në çfarë faze është hartimi I këtij ligji?