Bajrami i përgjigjet Azizit: Jovanoviçin nuk e sollëm ne, por koalicioni MOZEME!
Shkruan: Bujar Bajrami/ASH
Lexova një shkrim të Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Besa, Adnan Azizit, i cili ishte munduar të ndërtojë një argument politik duke përdorur logjikën e retorikës in-extremis. Si zakonisht, ja kishte huqur fare. Anatemimi i tij ndaj Ziadin Selës, Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët në përgjithësi për koalicion me Deputetin Sërb, Mirosllav Jovanoviç, në prag të situatës serioze në Veri të Kosovës, sa është qesharak, aq është edhe i turpshëm, madje shumë i ulët si koncept për të ndërtuar një kazus në politikë. Intenca e krerëve të Lëvizjes Besa për të kopjuar Albin Kurtin në stilin e tij të politikbërjes, duket të jetë një kopje e zbehtë që realisht e dëmton edhe vetë Albin Kurtin, duke pasur parasysh se me çfarë situate komplekse përballet qeveria e Kosovës.
Jovanoviçin nuk e sollëm ne, as Arbeni dhe as Ziadini, atë e gjetëm në mesin e koalicionit “MOŽEME”, me të cilin, të bashkërenduar ju dolët në zgjedhje.
Albinin nuk e sollët ju, por e solli populli i Kosovës. Kur Ziadin Sela bënte fushatë për Albin Kurtin (në dy cikle zgjedhore) në Kosovë, ju nuk u dëgjuat gjëkundi, as të paktën edhe me një apel për përkrahje ndaj tij. Atëherë, bashkë me Jovanoviçin, ishit të preokupuar për Listën Sërbe.
Të ju rikujtoj se ju ishit ata që me 4 Deputetët tuaj votuat PËR “BALLKANIN E HAPUR”, e tash dilni dhe thoni që na qenkeni kundër. Aq dini të thoni sepse në shtjellim të mëtejmë s’ju punon rradakja. Dihet mirë se kush ishte më i zëshmi kundër këtij ‘projekti’, e ndoshta ndoshta edhe më shumë se vetë Albin Kurti. Dhe është.
Nga të vegjëlit njeri i madh nuk bëhet, kështuqë më kot mundoheni të lartësoni diçka që për nga natyra s’mund të lartësohet në politikë. Bilallin as e kërcënon kush e as ka kërcënuar ndonjëherë dikënd. Deklaratat e llojit që është i gatshëm të shkojë edhe në burg, nuk i shkojnë, sepse dihet kush ka qenë i kërcënuar dhe kujt i bëni Atentat establishmenti Sllav, e që besa ka edhe fije dyshimi që as ju s’jeni të pastër në alibitë që i krijuat për ti dhënë shkas turmës që të futet mbrenda. Implikimi i agjenturës Sërbe me 27 Prill për eliminimin fizik të Ziadin Selës, nuk mund të jetë jashtë ‘orbitës’ së fajësisë dhe përgjegjësisë tuaj, sepse ju përmes koalicionit laraman (sllavo-‘shqiptar’) legjitimuat, si të drejtë, mandatin e Jovanoviçit, të cilit i dihen lidhjet e tij me Beogradin. Prandaj të akuzosh Ziadin Selën për linjë Ruso-Sërbe është më shumë se mëkat kur dihet që në ndodhitë e 27 Prillit ishin po këta agjentura që ja organizuan Atentatin. Kur Ziadinin e ‘triumfonin’ për të vdekur, ju ja mbathët nga dera e prapme e Parlamentit.
Prandaj Hoxho, nuk është mirë që të vëndosh kokën 5 herë në ditë në Sexhde, e ndërmjet këtyre intervaleve të mashtrosh, të bësh gjithë llojet e intrigave dhe të mendosh kaq flliqur.