Bajrami: BDI “fiton” në anketat e Grubit, ndërsa i humbi komunat më të mëdhaja
Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të djeshëm të anketës nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup (IPIS), përcjell AlbMania
Bajrami e konsideron si “Anketa e Artan Grubit” e cila nuk eshte tjeter vecse nje trysni ndaj bashkpartiakeve te tij dhe njerezve qe i konsideron si rrezik per poziten e tij.
Postimi i plotë
“Anketa e Artan Grubit” e paraqitur diteve te fundit, nuk eshte tjeter vecse nje trysni ndaj bashkpartiakeve te tij dhe njerezve qe i konsideron si rrezik per poziten e tij. Ka dhe mesazhe tjera kjo sigurisht, por e mira e krejt kesaj eshte se dhe nje laik e kupton se kjo ankete ska te beje me realitetin, sidomos ne nje situate kur subjektet opozitare kan pushtet ne kater (4) komuna te njesise gjashte (6) dhe ne situate qe tani BDI e ka humbur pushtetin ne Qytet te Shkupit (qe perfshin pjese te njesive 1 dhe 2 ). Zgjedhjet ndoshta dhe mund te mos jene te parakohshme, por nje gje eshte e sigurt: juve u ka mbaruar koha!-ka shkruar Bajrami.