September 19, 2024
Maqedoni

Babai i Vanjës 14 vjeçare meret në pyetje nga policia, momentalisht nuk kërkohet arrestim i tij

Babai i vajzës së vrarë, Vanja Gjorçevska, sonte vonë është thirrur në stacion policor për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e vajzës së tij. Për momentin, per të nuk kërkohet në paraburgim, transmeton Lideri.mk.

Babai e denoncoi zhdukjen e saj në komisariat të hënën në orën 11:00, 3.5 orë pasi ajo kishte humbur.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe prokurori Gavril Bubevski nesër në ora 09:30 do të mbajnë konferencë për media në objektin e Prokurorisë Publike lidhur me dy vrasjet e rënda.

Vanja kërkohej që nga e hëna, ndërsa për vrasjen e saj dhe vrasjen e 74-vjeçarit nga Velesi janë në paraburgim tre persona, një është arrestuar sonte dhe një është në arrati./Lideri