Babai dyshohet për vrasjen e foshnjës tremuajshe
Prokuroria urdhëroi procedurë hetimore kundër 44 vjeçarit, i cili për shkak të dhunës familjare ka shkaktuar vdekjen e foshnjës së tij, me çka ka kryer veprën penale- Vrasje sipas nenin 123 pika 2 e Kodit Penal. Natën mes 25 dhe 26 shtatorit, ndërsa i dyshuari ka qenë në shtëpi me 4 fëmijët e tij të mitur, në mesin e të cilëve edhe foshnja tremuajshe, ka filluar ta godasë me duar dhe këmbë në pjesën e kokës dhe trupit. Në këtë mënyrë sipas Prokurorisë 44 vjeçari i ka shkaktuar lëndime të shumta, ndërsa si pasojë e gjakderdhjes së shkaktuar foshnja 3 muajshe ka ndërruar jetë. Prokuroria në një njoftim thekson se për shkak të rrezikut të arratisjes për të shmangur ndjekjen penale, dhe për ët ndikuar te dëshmitarët, por dhe ta përsëris veprën penale, prokurori kompetentë i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për 44 vjeçarin nga Shkupi./Alsat.mk