Azizi: Misionet Diplomatike, ndër shtyllat kryesore të shoqërisë sonë!
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi në rrjetet sociale ka publikuar fotografi nga Bazari Diplomatik i Bamirësisë që u mbajt në Shkup kushtuar Ditës Botërore të fëmijës, ku duket me disa nga ambasadorët e huaj në vend siç janë të Zvicrës, Kosovës, Çekisë e të Sllovenisë.
Ajo Bazarin Diplomatik e vlerëson si një event të mrekullushëm, në të cilin u dëshmua solidariteti dhe humanizmi në vepër.
Por gjithashtu Azizi përçon porosinë se Misionet Diplomatike janë dhe gjithmonë do të jenë ndër shtyllat kryesore të shoqërisë sonë!