Azizi: Kërcënimet ndaj deputetëvë të BDI-së, a janë lojë e Grubit dhe Ahmetit?
Shkruan: Adnan Azizi
Dy ditë me radhë, deputetët e BDI-së po ankohen se kanë marrë kërcënime. Nëse kjo do të ishte realitet vërtet po e dënoj ashpër. Dhe i ftoj institucionet që sa më shpejtë ta zbardhin këtë rast.
Megjithse dyshimet janë të mëdha se “kërcënimi” është lojë e Artan Grubit e kurdisur bashkë me Ali Ahmetin.
Pse?
E para: Si ka mundësi që “kërcënuesi” i ka “akuzuar” vetëm deputetët e BDI-së, e sidomos disa prej tyre që tashmë kanë dosje serioze në organet e drejtësisë me dyshimet për krimet që kanë bërë gjatë 22 viteve në çdo funksion që kanë kryer.
E dyta: Si ka mundësi mos jetë kërcënuar asnjë deputet tjetër i Frontit “Europian” të udhëhequr nga BDI, si nga partitë shqiptare, turke, rome e boshnjake të cilat i kanë në Front!
E treta: Pa dyshim se kjo mund të jetë një tentim për të defokusuar vëmendjen e opinionit nga dështimi që i ndodhi BDI-së me propagandën për ndarjen administrative të vendit, propagandë e dështuar e cila BDI-së, siç flitet në opinion, i kushtoi qindra mijëra euro që ua dha ekspertëve të huaj të cilëve iu përdorën emrat!
Një gjë është e sigurt: Aliu përmes Artanit tenton të manipulojë popullin, të defokusojë temat e krimit që kanë bërë Aliu e nipërit e tij dhe të defaktorizojë partnerët e tij të koalicionit i cili në fushatë i kishte vetëm vegël.
MPB të zbardh sa më shpejt këtë rast dhe të dëshmoj “kërcënuesin”!