Azem Sadiku sërish kandidat për kryetar të komunës së Studeniçanit
Dega e PDSH-së Studeniçan mbajti kuvendin e degës ku u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Bartëse e listës do të jetë znj. Mevlane Ibrahimi. Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku prezentoi para kuvendarëve të degës proektet e shumta të realizuara gjatë mandatit katër vjeçar si dhe elaboroi platformën me të cilën do të garojë në këto zgjedhje. Kjo platformë parasheh realizim të proekteve në të gjithë vendbanimet e komunës së Studeniçanit.
Punimet e kuvendit të degës së Studeniçanit i ndoqi edhe kryetari i partisë z.Menduh Thaçi.