Maqedoni

Azem Sadiki takim me kryeministrin Mickoski: Biseduam për projekte të rëndësishme për Studeniçanin!

Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, ka tealizuar sot takim me kryeministrin hristijan Mickoski, transmeton portali Lideri.mk.

“Takim i rëndësishëm me Kryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut z.Hristijan Mickoskin.
Biseduam për projektet tona konkrete që janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët e Komunës së Studeniçanit.
Kryeministri Mickoski premtoj se qeveria do të vazhdon ti mbështesë komunat që kanë projekte të përgaditura dhe që janë zgjidhje të problemeve për qytetarët.
Komuna jonë me kohë ka përgaditur projekte që janë të rëndësishme por pa ndihmën e pushtetit qëndrore nuk do të mundë ti realizonim”, njoftoi Sadiki pas takimit.
Ai ka falënderuar kryeministrin Mickoski për mbështetjen.

“Jemi shumë mirënjohës për këtë dhe u dakorduam që do të bashkëpunojmë për kordinimin e punëve që janë me prioritet për qytetarët.
Na presin shumë punë..
#punojmëmezemër”, ka shkruar Sadiki./Lideri