Maqedoni

Avokati Millanov vlerësoi se nuk ka dëshmi për “Organizatorët e 27 prillit

Me fjalë përfunduese nga ana e të akuzuarit Mile Janakieski më 14 korrik vazhdon seanca kryesore për rastin “Organizatorët e 27 prillit”. Seanca e sotme gjyqësore përfundoi me fjalët përmbyllëse të avokatit Elenko Millanov, në mbrojtje të të akuzuarve Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.

Ai në fillim foli për Ligjin për amnisti, duke cekur se me fuqi të ligjit aktakuza nuk është dashur ta shohë “dritën e ditës”, të inicohet, sepse Prokuroria i ka ditur dispozitat e atij Ligji.

“Kjo aktakuzë dhe kjo procedurë nuk mund të fillonte, nuk mund fare të udhëhiqej, për shkak të Ligjit për amnisti që është shpallur me dekret nga presidenti I atëhershëm Gjorge Ivanov. Me këtë ligj për amnisti lirohen nga ndjekja penale, ndërpriten procedurat penale dhe tërësisht lirohen nga vuajtja e dënimit, personat për të cilët ekziston dyshimi I bazuar se kanë kryer vepër penale lidhur me ngjarjet në Kuvendin e RM-së më 27 prill të vitit 2017. Lirohen nga ndjekja penale sipas LP dhe Ligjit tjetër të RM-së, personat për të cilët ekziston dyshimi I bazuar se kanë kryer vepër penale lidhur me ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017”, theksoi avokati Millanov.

Shtoi se në pajtim me paragrafin 3 të nenit 1 të Ligjit për amnisti, i njëjti nuk ka të bëjë me personat e dyshuar, të akuzuar, të dënuar fuqimisht, si de personat të cilët vuajnë dënimin me burg për këto ngjarje për të cilat ekziston dyshimi I bazuar se kanë marrë pjesë në përgatitjen apo organizimin e ngjarjeve në RM apo janë dënuar fuqimisht, e të cilët deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji kanë kryer vepër penale bashkim për shkak të veprimtarisë armiqësore.

Ai theksoi se Ligji për procedurë penale është nebuloz, me çka Këshilli gjyqësor nuk mund të ndërpresë procedurë pa miratim nga Prokuroria. Në atë bazë, kërkoi nga Këshilli gjyqësor të sjellë aktvendim lirues.

Gjatë paraqitjes së fjalëve përmbyllëse lexoi një numër të madh citatesh nga deputetë të cilët dëshmuan për këtë rast.