Maqedoni

Avokati i Popullit: Ndërprerja e dhënies së dokumenteve personale, shkelje e të drejtave të qytetarëve

Avokati i Popullit i republikës së Maqedonisë së Veriut ka shprehur shqetësimin lidhur me ndërprerjen e dhënies së dokumenteve personale si letërnjoftime, pasaporta, leje për vozitje dhe të tjera, nga ana e Ministrisë për Punë të Brendshme. Nga ky institucion vlerësojë se ky hap do të ndikoj dukshëm në realizimin e shumë të drejtave të tjera të qytetarëve. Nga Avokati i Popullit njoftojnë se do të shqyrtojnë të gjitha lëshimet e shërbimeve në MPB, të cilat kanë sjell deri tek ndërprerja e dhënies së dokumenteve personale për qytetarët.