Maqedoni

Avokati i Janakieskit, Veljanovskit dhe Ristovskit: Nuk është i qartë vendimi

Avokati Elenko Milanov i cili përfaqëson të akuzuarit Trajko Veljanoskin, Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskin tha se në këtë lëndë, nuk ka pasur hapësirë për dënime dhe paralajmëroi se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

“Nga arsyetimi që sot e dëgjuam është e paqartë se pse është sjellë dënimi, nëse ky vendim gjyqësor ka të bëjë me 27 prillin ose me protestat ‘Për Maqedoninë e përbashkët’. Në arsyetim nuk dëgjova në asnjë moment për datën e 27 prillit”, tha Milanov.

Ai shtoi se do të ankohen në Gjykatën e Apelit pas marrjes së vendimit gjyqësor në formë të shkrimit.

Edhe prokurorja Gordana Smaqoska do të ankohet në Gjykatën e Apelit për shkak të lartësisë së dënimit. Ajo tha se gjykata la lehtësuar dënimet duke potencuar se dënimi më i vogël është dashur të jetë 10 vite.