May 3, 2024
Kosovë

Avdulla Hoti më i dijshëm se 51 për qindshi i votuesve? Kosova nuk mund të udhëhiqet nga Kurti dhe Osmani

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova edhe me mbështetjen e plotë nga ShBA dhe vendet kryesore të BE-se, ka vështirësi në integrimin euro-atlantik për shkak të kundërshtimeve të vendeve të caktuara.

“Pa këtë mbështetje, është i pamundur çfarëdo progresi. Ndërkaq, me sanksione dhe izolim që pason, as status quo-në ekzistuese nuk mund ta ruajmë”, thotë ai suke theksuar se izolimi dhe sanksionet janë shkatërruese për Kosovën, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas tij, Kosova me të gjitha sfidat që ka pasur që nga viti 2008 ka qenë një vend që ka promovuar normalitet e paqe.

“Një shtet i ri demokratik që ka kërkuar mbështetjen e partnerëve për integrim euro-atlantik. Ndërkaq, tani është e qartë për të gjithë se me politikën e jashtme jo-perëndimore të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore”.

“Ta kemi të qartë: Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik”.