Maqedoni

Autostrada Kërçovë-Ohër do të ndërtohet deri në fund të vitit 2023

Investime kapitale në vlerë prej 10 miliardë e 885 milionë denarë në pjesën e rrjetit rrugor, hekurudhor, gazifikimit dhe infrastrukturës komunale, paralajmëron Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për këtë vit.

Planifikohen aktivitete për ndërtimin e autostradave në Korridorin 8 dhe Korridorin 10, me 6,1 miliardë denarë, intensifikimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër dhe autostradave, si dhe vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë me 2,5 miliardë denarë.

Edhe për këtë vit është paralajmëruar intensifikimi i ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër, projekt i dy qeverive, për të cilin afati i përfundimit sërish është shtyrë, kësaj radhe deri në fund të vitit 2023.

Ndërtimi i autostradës 57 km të gjatë filloi në vitin 2014 nën qeverinë e mëparshme. Është dashur të jetë gati deri në vitin 2018, por pas ndryshimit të qeverisë, sipas sqarimit të institucioneve kompetente, për shkak të defekteve në dizajn, me aneksin e Marrëveshjes, afati është shtyrë deri më 30 qershor 2021.

Ministria e Transporteve pret që me miratimin e ndryshimeve ligjore për aneksin për vazhdimin e ndërtimit, punimet ndërtimore të intensifikohen me dinamikën e nevojshme. 63 nga gjithsej 70 projekte të reja të autostradave tashmë janë miratuar dhe barrierat institucionale po hiqen. 62 për qind e punimeve janë kryer dhe projekti shtatëvjeçar kushton 598 milionë euro.