Automjetet serbe fillojnë të bartin targat e Kosovës
Hyrja në fuqi e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia ka pamundësuar qarkullimin e tyre në Kosovë.
Kësisoji për të hyrë në territorin e Kosovës serbët duhet të pajisen me targa të përkohshme ose targa të rregullta.
Por, Klan Kosova ka siguruar pamje teksa shihet një autobus i një firme transportuese që është pajisur me targa të Kosovës.
Sipas informacioneve që posedon Klan Kosova ka edhe shumë automjete të tjera që lëvizin në veri dhe që janë pajisur me targa RKS.
Për shkak të reciprocitetit për targat rruga për në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak po mbahen të bllokuara nga banorët serb të veriut të cilët në këtë formë po shfaqin pakënaqësinë.
Që nga e hëna forcat e shumta të njësisë speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë për të siguruar zbatimin e vendimit të qeverisë.
Po ashtu edhe ekipet e Klan Kosovës gjendet në këto dy pikat dhe janë duke përcjellur nga afër zhvillimet prej atje.