BallinaMaqedoni

Autobusët privatë me bojkot në fillim të vitit shkollor

Në vend të rrugëve të Shkupit, të hënën, kur fillon viti i ri shkollor, autobusët privatë do të qëndrojnë të parkuar nëpër garazhe. Po futet trafiku i reduktuar, njoftoi Tv Telma.

Siç vendosën unanimisht, kompanitë private do të operojnë në një linjë vetëm një autobus, një herë në ditë, në mëngjes ose në mbrëmje, transmeton Lideri.mk.

Për Tv Telma thonë se autobusët e tyre do të shkojnë nga stacioni i parë në stacionin e fundit dhe do të shkyçen, çka do të thotë se sipas orarit dimëror do të mungojnë 150 autobusë.

Ky vendim vjen pasi nuk kanë marrë përgjigje pozitive nga JSP për shlyerjen e borxhit, transmeton lideri.mk, e as për rritjen e çmimit për kilometër.

Meqenëse në mbledhjen e Qytetit të Shkupit nuk është miratuar vendimi për nevojën për blerjen e autobusëve të rinj eko, drejtori i QTP-së, Dragi Kushovski, tha se do të përpiqet të riparojë rreth 40 autobusë që do të vihen në qarkullim, që është shumë më pak se numri prej 150, që mungojnë./Lideri