Opinion

Atyre që ua dhash bukën ma përmbysën kupën

Shkruan: NEHAT JAHIU

Që nga fëmijëria kisha dëgjuar nga pleqtë thënien: “ Atyre që ua dhash bukën ma përmbysën kupën”. Kjo thënie kishte shumë domethënie, por ja që në moshën time nuk e kisha kuptuar sa duhej këtë thënie kaq domethënëse, por më vonë gjatë jetës sime e kuptova kuptimin shumë domethënës nga kjo thënie, sepse tani më e përjetova vet në palcë këtë thënie dhe tani më mbeti vetëm të e përkujtoj këtë thnie e asgjë më tepër, sepse kur të e përjetosh në lëkurën tënde pos të e përkujtosh thënien nuk të duhet asgjë më tepër. Besoj se edhe ju lexues të nderuar gjatë jetës tuaj e keni përjetuar në shpirtin tuaj një gjë të tillë që shumë mikeve dhe miqve tuaj që ua keni dhënë në shumë raste bukën, mu ata (ato) ju kanë befasuar kur ua kanë përbuzur bukën që ua keni dhënë dhe në vend të falënderimit mu nga ata ( ato) keni përfituar gjëra të rënda që kurr nuk i keni pritur.
Sa e sa herë tani në ditët e sotme po na ndodhë që të përjetojmë të papriturën mu nga njerëzit që u kemi bërë mirë dhe kurr nuk e kemi pritur se mu këta do të jenë ata ( ato) që një ditë këto të mira do të na ia kthejnë me të këqia. Mu të tillët që ua keni dhënë kafshatën e bukës një ditë kur mu (ata ) (ato) do të punojnë pas shpine. Sa e ndjen njeriu veten keq kur nga njerëzit që ua ke bërë gjitha ato të mira ta kthejnë të mirën me gjera të hidhura dhe do të befasojnë, por këtë të papritur mund të i ëmbëlsosh vetëm nëse ndalesh dhe e përkujton thënien popullore, kështu që edhe unë rastësisht nuk e titullova këtë shkrim të shkurtër që e kisha dëgjuar që në fëmijëri “ Kujt ia dhash bukën ma përmbysën kupën”. Kjo nuk vlenë për të gjithë, por besa për një numër jo të vogël kjo thënie me doli jo e vërtetë, por më se e vërtetë.
SQARIM: Kupë-a. Enë e thellë prej balte,qelqi, metali etj.,e rrumbullakët e zakonish pa dorëza, tas prej balte për të ngrërë gjellë, për të pirë ujë etj.