May 17, 2024
Maqedoni

Atentati ndaj kryetarit të Haraçinës – publikohet momenti kur sulmuesi largohet nga vendngjarja (Video)

Kryetari i komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibrahimi ka qenë cak i një sulmi me kallashnikov që ndodhi të hënën në drejtim të stafit të komunës.

Atentati ndodhi derisa kryetari ishte duke bërë disa mbikëqyrje të punimeve në një rrugë atje.

Mbi 20 të shtëna raportohet se janë dëgjuar nga vendi i ngjarjes. Aty mbetën të plagosur dy persona.

Portali X ka publikuar një video ku shihet momenti kur sulmuesi largohet nga vendi i ngjarjes pasi ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të ekipit të komunës së Haraçinës.

/GazetaSinjali/